Jese afër rikthimit
Talenti i Real Madridit, Jese Rodriguez më në fund është afër rikthimit në fushat e lojës, pas disa muajve mungesë për shkak të lëndimit.

Sport
Skuadra e Real Madridit ka pasur një javë mjaft depresive, pasi përpos humbjes nga Real Sociedadi, i janë shtuar edhe disa probleme kryesisht nëpër media.
Sidoqoftë, Los Blancos tani kanë marrë një lajm shumë të mirë nga stafi mjekësor i skuadrës.
Jese ka filluar stërvitjet e lehta me top, që do të thotë se rikthimi i tij në fushat e lojës mund të bëhet shumë shpejtë.
Sulmuesi karierën e tij te Reali ishte duke e zhvilluar shumë mirë, para se të pësonte një lëndim i cili e mbajti jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.