Jericho po kthehet

Jericho, të cilët kanë bërë një performancë të shkëlqyer në koncertin e mbajtur në Prishtinë në ditën e Pavarësisë, tani iu janë përveshur punës. Ata po punojnë në një këngë të re dhe për këtë kanë zgjedhur kompaninë e re Elephant të kompozitorit Florent Boshnjaku. Është bërë kohë që kur grupi nuk ka ardhur me…

ShowBiz

27/02/2014 23:09

Jericho, të cilët kanë bërë një performancë të shkëlqyer në koncertin e mbajtur në Prishtinë në ditën e Pavarësisë, tani iu janë përveshur punës.

Ata po punojnë në një këngë të re dhe për këtë kanë zgjedhur kompaninë e re Elephant të kompozitorit Florent Boshnjaku.

Është bërë kohë që kur grupi nuk ka ardhur me diçka të re, dhe edhe pse titulli nuk është bërë i ditur, kjo pritet të jetë një këngë e veçantë.

Jo që këngët tjera nuk i kanë pasur të veçanta, si në tekste ashtu edhe në muzikë, pasi Jericho njihen si të tillë, si grup që ka sjellur një frymë të re roku në mbarë Shqiptarinë.