Jepini vetes gjumë të shëndetshëm

Ka shumë njerëz të cilët kanë probleme të njëpasnjëshme me gjumin. Janë këto probleme të cilat më pas ndikojnë edhe gjatë ditës që të mos ndihemi mirë dhe të jemi vazhdimisht të lodhur.

Lifestyle

06/05/2014 19:19

Varësisht nga personaliteti që keni, ju percaktoni sa orë mund të flini gjatë ditës dhe a bëni gjumë të mirë. Janë disa mënyra që do ju ndihmojnë të përmbushni ciklin e plotë të gjumit brenda orëve që vendosni të flini.

Mos përdorni kafe (expresso)

Kafeja preferohet që të konsumohet gjatë mëngjesit sepse në vete përmban elemente të cilat mbajnë trurin “zgjuar” dhe ndihmojnë që të jemi më të koncenturar dhe më të freskët. Nëse konsumohet rreth orës 6 të mbrëmjes atëherë do të kemi problem më gjumin e natës.

Mos u ngarkoni

Para se të flini mos u stresoni shumë. Nëse është e nevojshme numëroni disa herë deri në dhjetë në mënyrë që të largoni mendimet që ju preokupojnë. Mendimet e shumta gjatë natës mund t’ju mbajnë zgjuar pothuajse gjithë kohën.

Bëni ushtrime

Trupi i njeriut ka nevojë edhe që të jetë i lodhur fizikisht në mënyrë që të bëjmë një gjumë sa më efikas. Bëni ushtrime të lehta fizike në mënyrë që të shkarkoni stresin e tepërt nga trupi dhe mendja e që më pas të bëni një gjumë të qetë.