Jep dorëheqje shefja e kabinetit të ministrit në detyrë, Faton Pecit
Shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, Flutur Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook. “Pas një angazhimi intenziv 4- vjeçar, fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë,…

Lajme
Shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, Flutur Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
“Pas një angazhimi intenziv 4- vjeçar, fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, para Ministrit në detyrë Faton Peci, sot ( 27.06.2025) kam paraqitur dorëheqjen time”, ka thënë ajo.
Që nga dita e parë, ka thënë ajo, ka dhënë maksimumin që detyrën ngarkuar ta kryejë me përkushtim të plotë, ndershmëri bazuar në kërkesat e eprorit të saj.