Jep dorëheqje shefi i urgjencës në Gjilan, flet për një “super-skandal”

Shefi i urgjencës së QKMF-së në Gjilan, Leotrim Kurteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Ai një postim në “Facebook” ka thënë se dorëheqja e tij vjen për arsye morale. Sipas tij, ngjarja lidhet me një rast, ku pacienti ka vdekur nga neglizhenca mjekut të Urgjencës i cili nuk është përgjigjur ndaj kërkesës për…

Lajme

25/07/2024 17:24

Shefi i urgjencës së QKMF-së në Gjilan, Leotrim Kurteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ai një postim në “Facebook” ka thënë se dorëheqja e tij vjen për arsye morale.

Sipas tij, ngjarja lidhet me një rast, ku pacienti ka vdekur nga neglizhenca mjekut të Urgjencës i cili nuk është përgjigjur ndaj kërkesës për ndihmë të pacientit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se ka thirrur një mbledhje për këtë rast, por siç pretendon ai, zëvendësdrejtoresha, kryeshefja, koordinatorja nuk kishin ardhur në mbledhje, raporton lajmi.net.

Kurteshi thotë se pas një muaji që nga kërkesa e tij për të mbajtur mbledhje, drejtori i QKMF-së është duke heshtur.

Ai ka thirrur organet e drejtësisë që rasti të hetohet.

Reagimi i plotë i tij:

SUPERSKANDAL

Reagim publik

-Të nderuar qytetarë të Gjilanit

-Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve.

Ftoj Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin.

Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë

Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së.

Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë.

Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR ?!

Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT.

Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj?!

* Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”?

* Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju?!

Kryetari i Komunës, Drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësis, Drejtori i QKMF-së “Dr.Nagip Rexhepi” dhe komplet menaxhmenti HESHT!

Po si duket nuk ju ka bërë përshtypje humbja e jetës së njeriut, neglizhenca mjekësore, mospërmbushja e detyrave të punës nga disa puntorë, mosveprime që kanë shkaktuar pasoja dhe aq më pak që gjitha këto raste i kam paraqitur me kohë, dhe nuk keni marrë mundin as të përgjigjeni përmes një letre të vetme. E çuditëshme!!! /Lajmi.net/