Jep dorëheqje drejtori i AKI-së Agron Selimaj

Drejtori i AKI-së, Agron Selimaj ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i inteligjencës kosovare.

Lajme

27/01/2017 17:17

Dorëheqja e Selimajt vjen pak ditë pasi në media u raportua për një serë shkeljesh të nxjerra nga një raport i auditimit të brendshëm në AKI.

Dorëheqja është dërëzuar në zyrën e kryeministrit, të premten.

Kryeinspektori Shkelzen Sopiani nuk ka dhënë koment për dorëheqjen. Ai i pyetur nga Gazeta Express ka kërkuar që të përcjellët faqja e AKI’së për njoftimin zyrtarë dhe më shumë informacione.

Agron Selimaj është emëruar nga Presidentja dhe Kryeministri në detyrën e Drejtorit të AKI me 2 Shkurt të vitit 2015. z. Selimaj drejton dhe menaxhon AKI, mbledh, analizon dhe shpërndan inteligjencën tek institucionet kompetente.