Jep dorëheqje anëtari i KPK-së nga radhët e Odës së Avokatëve, Mustafë Nuhiu

Mustafë Nuhiu, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Odës së Avokatëve, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Kështu bëri të ditur kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, në mbledhjen e 253-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të filluar mbledhjen, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Mustafë Nuhiu…

Lajme

24/09/2024 20:16

Mustafë Nuhiu, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Odës së Avokatëve, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, në mbledhjen e 253-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të filluar mbledhjen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Mustafë Nuhiu ka dhënë dorëheqje ku ka njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës” njoftoi kryesuesi Hajdaraj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një qëndrim nga Nuhiu lidhur me arsyen e dorëheqjes, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Nuhiu ishte zgjedhur më 16 maj 2024 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si anëtar joprokuror me mandat 5 vjeçar, ku paraprakisht emri i tij ishte propozuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Ndërkaq më 18 qershor 2024 ishte betuar si anëtar i ri i KPK-së.