Jennifer Lopez zbulon planet për ta braktisur Amerikën
Jennifer Lopez zbuloi planet për ta lënë Amerikën, për 'një jetë më të thjeshtë në një qytet të vogël në Itali".

ShowBiz
Jennifer Lopez ka pranuar që dëshiron të ketë një jetë më ‘të thjeshtë dhe organike ’, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ylli 50-vjeçar zbuloi në një intervistë të re për “Vanity Fair” se përkundër arritjeve të saj në muzikë, vallëzim dhe film gjatë karrierës së saj tre dekadëshe, ka një gjë që ajo duhet hequr nga lista e saj.
Aktorja e “Hustlers” tha që ajo do të donte të largohej nga Shtetet e Bashkuara dhe të transferohej në Itali ose Bali, ku ajo mund të jetë në paqe dhe të shijojë gjërat e thjeshta.
Ajo rrëfeu: ‘Do të më pëlqente të jetoja diku tjetër përveç Shteteve të Bashkuara, në një qytet të vogël në Itali, ose në anën tjetër të botës, në Bali.
‘Të gjej një tjetër jetë, ku është pak më e thjeshtë dhe më organike dhe ku shkoj të ngas një biçikletë, dhe të blej bukë, dhe ta vendos në shportën time”, tha ndër të tjera ajo.
“Unë do të thoja që vallëzimi dhe muzika janë dashuria ime e parë, por aktrimi është dashuria e jetës sime”, ka deklaruar në një intervistë JLo. /Lajmi.net/