Jennifer Lopez, 45 vjeçare por shumë tërheqëse

Jennifer Lopez ka treguar edhe njëherë se mosha nuk ka rëndësi, duke shfaqur kështu trupin e saj në ‘top formë’ që nuk e kanë ndoshta disa vajza me gjysmën e moshës së saj.

ShowBiz

11/11/2014 19:26

Në një seri të fotografive të modelimit në palestër, Jennifer Lopez tregoi se ka një trup që femrat e tjera të moshës 45 vjeçare duhet t’ia kenë zili – dhe padyshim se edhe vajzat me gjysmën e moshës së saj nuk mund të garojnë me të sa i përket formës së mirë të trupit.

Edhe pse ajo mund të jetë e njohur më shumë për fytyrën e saj të bukur, tani është koha që ajo të njihet për linjat e trupit të saj të përkryer.

Ajo është zgjedhur si ambasadore e markës për ushtrime BodyLab, ku motoja për këto fotografi ishte “Bëhu vajza e ëndrrave tuaja”.

Qëllimi i BodyLab është që të ndihmojë në krijimin e një jetese të shëndetshme dhe të lumtur për të gjitha femrat në botë.

E veshur me një veshje të zakonshme për palestër, aktorja shumë e bukur – e cila është aktualisht edhe duke e bërë promovimin e librit të saj të ri “True Love” – tërhoqi shumë vëmendje me këto fotografi.