Jennifer freskohet me akullore
Ajo njihet si një femër mjaft e ‘nxehtë’. Kështu që, Jennifer Nicole Lee e ndjeu nevojën për t’u freskuar me një akullore, gjatë qëndrimit në Miami të hënën. Trajnerja e Fitnessit dukej në një formë të shkëlqyeshme, pasi doli nga një qendër shopingu në rrezet e diellit në Florida. Aktorja 38 vjeçare e kishte veshur…

ShowBiz
Ajo njihet si një femër mjaft e ‘nxehtë’. Kështu që, Jennifer Nicole Lee e ndjeu nevojën për t’u freskuar me një akullore, gjatë qëndrimit në Miami të hënën. Trajnerja e Fitnessit dukej në një formë të shkëlqyeshme, pasi doli nga një qendër shopingu në rrezet e diellit në Florida.
Aktorja 38 vjeçare e kishte veshur një fustan të shkurtër disangjyrësh, i cili i theksonte linjat e saj perfekte të trupit, si dhe një palë këpucë verore të kaltra, ndërsa në duar mbante dy çanta. Nëna e dy fëmijëve u bë ikonë e Fitnessit, por e pati një karrierë edhe si modele.
Personaliteti i televizionit ishte zgjedhur Miss Bikini America 2006, pasi e kishte mposhtur në mënyrë të mrekullueshme ‘fryrjen’, pas lindjes së fëmijës së dytë. Ajo ka nxjerr në treg disa libra, DVD dhe e ka lansuar linjën e veshjeve verore.