Jeni mbi të 40’tat dhe pini pije të gazuara shpesh? Ja çka po i bëni zemrës suaj

Mjafton që personat me moshë të mesme (40 vjet e sipër) të pinë një kanaçe pije të gazuar, që të rrisin rrezikun e sulmit në zemër ose sulmit në tru.

Lifestyle

26/02/2020 16:38

Të paktën kështu po thotë një studim nga Universiteti Tufs i Masaçusets, SHBA. Pijet 330ml me sheqer dërgojnë nivele të kolesterolit në rritje, duke rritur rrezikun e mpiksjes që ndërpren furnizimin me gjak të zemrës ose trurit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Studiuesit nga Universiteti Tufts studiuan pothuajse 6.000 njerëz mbi moshën 40-vjeçare për 12 vjet rresht.

Ata zbuluan se pijet e përditshme ishin dy herë më të prirura të ulnin nivelet e lipoproteinës me densitet të lartë (HDL), të cilat ndihmojnë në ruajtjen e arterieve nga bllokimi.

Ndryshe nga ata që pinin rrallë pije të gazuara mostrat e studimit gjithashtu kishin 53 përqind më shumë të ngjarë të kishin nivele të mëdha të triglicerideve – yndyra që bllokon enët e gjakut dhe arteriet.

Sheqeri shpesh lejon që trigliceridet të rriten, duke rritur rrezikun e ndërprerjes së gjakut në tru ose zemër. /Lajmi.net/