Jemi në sezonën e portokajëve, mësoni përfitimet shëndetsore që sjell ky frut

Portokajtë janë të njohur për përfitime të mëdha shëndetësore dhe është një ndër frutat më të njohura në botë.

Lifestyle

04/12/2019 15:33

Portokajtë nuk mund t’i hani vetëm si ushqim pas bukës ose në mesditë, por gjithashtu ata mund t’i përzieni edhe në pjata të ndryshme.

Në ditët e sotme lëngu i portokallit është pjesë e çdo mëngjesi shëndetshëm.

Meqenëse, jemi edhe në stinën ku portokajtë janë pjesë e përditshme e jona, mësoni përfitimet shëndetësore të këtij fruti magjik, transmeton lajmi.net.

I pasur me vitamin C

Portokajtë janë burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C. Një portokall përmban 116.2 përqind me vitamin C.

Ofronë një sistem të shëndetshëm imuntar

Vitamina C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e një sistemi të shëndetshëm imunitar, po ashtu është shumë e mirë në parandalim e ftohjeve dhe gripit.

Parandalon dëmtimet në lëkurë

Përbërja e këtij fruti me antioksidant ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat.

E mban shtypjen e gjakut në kontroll

Protokajtë janë të pasur me Vitamin B6, që ndihmon në prodhimin e hemaglobinës dhe po ashtu e mban shtypjen e gjakut në kontroll, si dhe zvogëlon rrezikun për kancer. /Lajmi.net/