“Jemi gati për gjithçka për t’i mbrojtur njerëzit tanë” – Rutte i përgjigjet kërcënimeve të Putinit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke iu përgjigjur deklaratave të ashpra të Vladimir Putin, theksoi se NATO është “gati dhe e gatshme të bëjë çfarëdo për të mbrojtur popullin tonë dhe territorin tonë”. “Ne jemi një aleancë mbrojtëse dhe do të mbetemi e tillë, por mos bëni gabim: jemi të gatshëm të bëjmë…
Bota
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke iu përgjigjur deklaratave të ashpra të Vladimir Putin, theksoi se NATO është “gati dhe e gatshme të bëjë çfarëdo për të mbrojtur popullin tonë dhe territorin tonë”.
“Ne jemi një aleancë mbrojtëse dhe do të mbetemi e tillë, por mos bëni gabim: jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të mbrojtur 1 miliardë njerëzit tanë dhe për të siguruar territorin tonë”, tha Rutte gjatë fjalës së tij hapëse.
Duke folur për negociatat, Rutte vlerësoi presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai është “i vetmi person në botë që ka arritur të zhbllokojë ngërçin në lidhje me luftën në Ukrainë.”
Rutte theksoi rezistencën e jashtëzakonshme të Ukrainës, pavarësisht se, sipas tij, Putin beson se mund të na tejkalojë.
“Ne të gjithë duam që gjakderdhja të marrë fund,” shtoi Rutte, duke lavdëruar përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se mbështetja ndaj Ukrainës nuk mund të dobësohet.
“Mbështetja jonë duhet të vazhdojë pa ndërprerje, për t’i ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten sot dhe për të parandaluar agresionin nesër, për ta dhe për ne”.