Jemen: Nga 28 të vrarë, tre gazetarë

Në shpërthimet që kanë tronditur sot kryeqytetin e Jemenit Sana, nga ana e aeroplanëve të koalicionit ndërkombëtar, e kanë pësuar 28 persona, ndër ta edhe tre gazetarë, njoftuan autoritetet spitalore të këtij vendi.

Bota

20/04/2015 21:28

Këto shpërthime përshkruhen  si më të fuqishmet që kanë tronditur kryeqytetin prejse e kanë filluar goditjet ajrore nga ana e aeroplanëve të koalicionit ndërkombëtar të prirë nga Arabia Saudite dhe drejtuar kundër rebelë shiitë Huthi.

Sipas agjencive të lajmeve, shënjestër e bombardimeve kanë qenë depot e fshehta të armatimit në bjeshkët e periferisë së kryeqytetit të Jemenit.

Vendet perëndimore dhe ato arabe sunite pohojnë se rebelët Huthi marrin armatim nga Irani, ndërkohë që si Teherani ashtu edhe rebelët e mohojnë këtë gjë, megjithëse Irani ka siguruar ndihmë politike dhe humanitare për rebelët.