Jeff Walker vdes në moshën 78-vjeçare

Legjenda e muzikës ‘country’, Jerry Jeff Walker vdes në moshën 78-vjeçare.

ShowBiz

25/10/2020 08:49

Jerry Jeff Walker, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo u konfirmua për Fox News, nga ish-zëdhënësi i tij, John T. Davis.

Davis tha se Jerry vdiq pas një beteje me kancerin e fytit dhe sëmundjeve të lidhura ‘për disa vjet’.

Familja e tij ka vendosur të mos bëjë një deklaratë në këtë kohë, tha ish-zëdhënësi i tij.

Jeff ishte një këngëtar dhe kompozitor i muzikës ‘country’, i njohur për shkrimin e hitit “Mr. Bojangles”./Lajmi.net/