​“Je pak më i edukuar”, “ky djali është mashtruesi më i madh në parlament”, ofendime në Kuvend

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati është përplasur ashpër me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Murati derisa i reagoi deputetëve opozitarë në lidhje me migrimin dhe projektin e “superpunës”, ai tha se po punojnë për sanuar dëmet që sipas tij janë shkaktuar në 20 vjet qeverisje të…

Lajme

02/12/2024 16:27

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati është përplasur ashpër me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Murati derisa i reagoi deputetëve opozitarë në lidhje me migrimin dhe projektin e “superpunës”, ai tha se po punojnë për sanuar dëmet që sipas tij janë shkaktuar në 20 vjet qeverisje të pushteteve të kaluara.

Gjatë fjalimit të tij vazhdimisht ndërhynte deputeti Gashi, derisa në një moment ministri Murati i kërkoi atij të mos e ndërpresë dhe të jetë më i edukuar.

“Merr pak kohë deri sa të sanohet situata dhe të eliminohet ky trend i migrimit, i cili është në gjtiha vendet e rajonit, por ne po punojmë. Po të kishit punu ju 20 vitet e kaluara siç kemi punuar ne për katër vite nuk do të kishim problem. Ja që e kemi për shkak se keni qenë ju 20 vjet në pushtet…Prit aty, pak më i edukuar. U përmenden edhe shumë të pavërteta sikurse janë aktgjykimet e gjykatës Kushtetuese që gjithashtu janë shpifje. Forma e vetme për të sulmuar këtë qeveri është përmes shpifjeve dhe të pavërtetave”, tha ai.

Mirëpo, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi e quajti mashtrues ministrin Murati.

“Ky quni që i thotë vetës ministër dhe që është mashtruesi më i madh në këtë parlament”, tha ai.