JD Vance takon Papa Françeskun: Lutem për shëndetin e tij të mirë

Në një takim të veçantë të mbajtur sot në Selinë e Shenjtë, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, u prit nga Papa Françesku. Nëpërmjet një deklarate publike, Vance shprehu mirënjohjen për ftesën dhe mundësinë për të zhvilluar këtë takim me Atin e Shenjtë. ”Sot u takova me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun. Jam mirënjohës…

Bota

20/04/2025 18:39

Në një takim të veçantë të mbajtur sot në Selinë e Shenjtë, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, u prit nga Papa Françesku.

Nëpërmjet një deklarate publike, Vance shprehu mirënjohjen për ftesën dhe mundësinë për të zhvilluar këtë takim me Atin e Shenjtë.

”Sot u takova me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun. Jam mirënjohës për ftesën e tij për t’u takuar, dhe lutem për shëndetin e tij të mirë. Gëzuar Pashkët!”, shkruan Vance.

Takimi vjen në një kohë simbolike për të krishterët në mbarë botën, teksa kremtojnë festën e Pashkëve, dhe përforcon lidhjet shpirtërore dhe diplomatike mes Vatikanit dhe Shteteve të Bashkuara.