JD Vance ia kujtoi Zelenskyt që kishte përkrahur demokratët në ShBA: Bëre fushatë për ta
Gjatë përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, i pranishëm ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan, J.D Vance. Ky i fundit, mes tjerash i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se ka bërë fushatë për demokratët para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024. “A ke thënë faleminderit të paktën një herë gjatë këtij takimi. Shkove në Pennsylvania dhe bëre fushatë për…

Bota
Gjatë përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, i pranishëm ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan, J.D Vance.
Ky i fundit, mes tjerash i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se ka bërë fushatë për demokratët para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024.
“A ke thënë faleminderit të paktën një herë gjatë këtij takimi. Shkove në Pennsylvania dhe bëre fushatë për opozitën në tetor” – ka thënë Vance.
Siç raporton“The Telegraph”, presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane.
“Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se çfarë të ndjejmë, sepse nuk jeni në një pozicion për të na thënë atë saktësisht. Nuk jeni në pozicion që të diktoni se çfarë të ndjejmë”.
“Nuk jeni në një pozicion shumë të mirë tani. Nuk keni kartat me neve, do të filloni të keni probleme menjëherë” – citohet se ka thënë Trump.
Tutje, Trump ka paralajmëruar Zelenskyn se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje me ShBA-të, ose Uashingtoni do ta ndalojë përkrahjen e tij.
“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë, dhe nëse jemi jashtë, ju do të luftoni” – ka thënë Trump.