Javën e ardhshme vendoset e ardhmja e Depay

Drejtuesit e Barcelonës dhe ata të Memphis Depay do të takohen të hënën për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

Sport

29/06/2022 16:10

Depay është lojtar i Barçës deri vitin e ardhshëm, por një largim këtë merkato mund të ndodhë.

Lojtari thuhet se është i lumtur me ekipin, por problemet financiare të klubit mund të ndikojnë që holandezi të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sipas Fabrizio Romano, nuk ka ndonjë përparim për nënshkrim të një marrëveshje për 28 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i dy drejtuesve./Lajmi.net/