Javën e ardhshme intervistohen 23 kandidatë për anëtarë të KGjK-së

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion. Ai ka thënë se sot është caktuar intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë. Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin…

Lajme

08/04/2026 11:31

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion.

Ai ka thënë se sot është caktuar intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë. Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një institucion shumë serioz dhe me rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit në vend”, ka njoftuar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: