​Java nis me diell, por reshjet rikthehen në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme në Kosovë (13-17 prill 2026) pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me alternim të vranësirave, intervaleve me diell dhe riga të herëpashershme shiu. Sipas një komunikate të institutit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius në fillim…

Lajme

13/04/2026 08:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme në Kosovë (13-17 prill 2026) pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me alternim të vranësirave, intervaleve me diell dhe riga të herëpashershme shiu.

Sipas një komunikate të institutit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius në fillim të javës, ndërsa në ditët në vijim ato pritet të arrijnë deri në 7-8 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale do të sillen nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

E hëna parashihet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira, por gjatë ditës në disa zona priten riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Edhe e enjtja do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 19 gradë Celsius. Era do të ndryshojë drejtim në veriperëndim me shpejtësi deri në 7 m/s.

Ndërkaq, të premten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperatura minimale nga 3 deri në 7 gradë Celsius dhe maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.