Java e fundit e Superligës, Llapi apo Suhareka, cila do bie në Ligën e Parë?
Sot luhet java e fundit e Superligës së Kosovës. Vëmendja do të jetë tek dy ndeshjet: Llapi-Dukagjini dhe Suhareka-Ballkani, shkruan lajmi.net Llapi apo Suhareka, njëra do të bie nga liga e tjetra e siguron pozitën e barazhit. Ekipi nga Podujeva ka 44 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të, kurse Suhareka ka 42 pikë dhe…

Sport
Sot luhet java e fundit e Superligës së Kosovës.
Vëmendja do të jetë tek dy ndeshjet: Llapi-Dukagjini dhe Suhareka-Ballkani, shkruan lajmi.net
Llapi apo Suhareka, njëra do të bie nga liga e tjetra e siguron pozitën e barazhit.
Ekipi nga Podujeva ka 44 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të, kurse Suhareka ka 42 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të.
Tashmë dihet që Drita është kampione e Superligës dhe se Feronikeli do bie Ligën e Parë. Këto dy skuadra luajnë kundër njëra tjetrës sot.
Garë interesante do të jetë edhe për vendin e tretë, ku Malisheva dhe Gjilani kanë vetëm dy pikë diferencë.
Malisheva ka 52 pikë në vendin e tretë dhe sot luan kundër Prishtinës. Kurse, Gjilanit do të luaj kundër Ferizajt.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00./lajmi.net/