Java e fundit e gushtit me temperatura përvëluese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë me mot të ndryshueshëm dhe me diell.

Lajme

23/08/2020 18:44

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, shkruan lajmi.net.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do ti ketë vlerat e larta, prandaj udhëzimet e IKSHP janë të dobishme për gjitha shtresat e popullatës, me theks të veçantë për ata që kanë sëmundje kronike.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore. /Lajmi.net/