Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e 18-të. Në program për ditën e sotme janë dy përballje interesante. Nga ora 17:00, në palestrës ”Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit kanë 8 fitore e…

Sport

31/01/2026 08:26

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e 18-të.

Në program për ditën e sotme janë dy përballje interesante.

Nga ora 17:00, në palestrës ”Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit kanë 8 fitore e 9 humbje, duke bërë që të pritet një sfidë e jashtëzakonshme.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Pejës dhe Ravovecit 029, në palestrën ”Karagaçi”.

Pejanët kanë tetë fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e 12 humbje, çka e bën këtë përballje jetike për të dy skuadrat./