Jashari mirëpret atasheun e ri turk në Kosovë, dakordohen që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti atasheun e ri turk, kolonelin Adem Turk. Fillimisht i uroi Turkut emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme si atashe rezident në Kosovë. Sipas një njoftimi nga FSK-ja, KOMFSK foli për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet dy…

Lajme

21/09/2024 12:29

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti atasheun e ri turk, kolonelin Adem Turk.

Fillimisht i uroi Turkut emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme si atashe rezident në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga FSK-ja, KOMFSK foli për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet dy paleshe lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në takim u fol mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë dhe synimet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake në mes të dy vendeve.

“Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj”, thuhet në njoftim.