Jarinjë: Dy shtetas serbë intervistohen pasi në veturën e tyre u gjetën dokumente të dyshimta
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim dokumentesh pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në Pikën Kufitare të Jarinjës janë gjetur disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026, rreth orës 13:35. Gjatë kontrollit të automjetit, në…
Lajme
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për falsifikim dokumentesh pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në Pikën Kufitare të Jarinjës janë gjetur disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026, rreth orës 13:35.
Gjatë kontrollit të automjetit, në të cilin ndodheshin dy shtetas të Serbisë, zyrtarët policorë kanë hasur në dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në konsultim me prokurorin kompetent, dokumentet janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa dy personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Pas inicimit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Lajmi.net/