Januzaj, shumë i shpejtë
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka qenë një prej futbollistëve më të shpejtë në xhiron e shkuar në Premierligë.

Sport
Adnan Januzaj nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë gjatë këtij sezoni.
Por, ai mund të ngushëllohet me faktin se luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit në xhiron e shkuar të Premierligës.
Madje, reprezentuesi belg ishte një prej futbollistëve më të shpejtë në xhiron e shkuar të elitës së futbollit anglez. Ai bëri vrapim me shpejtësi prej 33.94 km/h, për pozitën e katërt.
Renditja:
Sissoko – 35,24 km/h
Agbonlahor – 34,87 km/h
Diouf – 34,83 km/h
Januzaj – 33,94 km/h
Taylor – 33,8 km/h