Januzaj ‘ndihmon’ një fans

Lojtari i Manchester United i cili është më origjinë kosovare, Adnan Januzaj ka gëzuar me të madhe një fans të tij, duke i dhuruar një fanellë.

Sport

15/09/2014 16:38

Fansi i vogël i Adnanit nuk dëshironte të veshte fanellën e vjetër të tij, e cila mbante numrin 44. Ai nuk kishte të holla për ta blerë një fanellë të re, dhe kështu qëndronte shumë i mërzitur.

Me të dëgjuar këtë rast, Adnan Januzaj vendosi ta takojë fansin e tij të vogël i cili quhej James Collin, për t’ia dhuruar një fanellë të re me numrin 11.

Tifozi i vogël u gëzua shumë, sidomos në momentin kur e pa fotografinë e tij me Adnanin, të postuar në faqen zyrtare të Mancheserit në Twitter.