Januzaj mund të rikthehet në Premier Ligë

Adnan Januzaj mund të kthehet në ligën angleze. Chelsea dëshiron të marrë shërbimet e Anthony Gordon nga Everton. Por skuadra e Frank Lampard nuk do të rrijë duarkryq dhe tashmë po mendon opsionet për të zëvendësuar sulmuesin e ri anglez. Sipas raportimeve nga ‘AS’, Adnan Januzaj, po shihet si alternativë për Evertonin, përcjell lajmi.net. Kosovari…

Sport

19/08/2022 23:19

Adnan Januzaj mund të kthehet në ligën angleze.

Chelsea dëshiron të marrë shërbimet e Anthony Gordon nga Everton.

Por skuadra e Frank Lampard nuk do të rrijë duarkryq dhe tashmë po mendon opsionet për të zëvendësuar sulmuesin e ri anglez.

Sipas raportimeve nga ‘AS’, Adnan Januzaj, po shihet si alternativë për Evertonin, përcjell lajmi.net.

Kosovari me pasaportë belge është lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Real Sociedad.

Andaj një rikthim i Januzaj në Premier Ligë nuk mund të përjashtohet./Lajmi.net/