Januzaj, më shumë simulime se gola (Video)

Adnan Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të simulimit në duelin kundër Arsenalit në FA Cup. Me të, ai ka bërë më tepër simulime se sa gola të realizuar me Manchester Unitedin.

Sport

10/03/2015 09:00

Adnan Januzaj ka përfunduar në qendër të kritikave për simulimin që bëri në ballafaqimin kundër Arsenalit në çerekfinalen e FA Cup të hënën.

Mesfushori kosovar u ndëshkua me karton të verdhë pas një simulimi brenda zonës së kundërshtarit.

Dhe, kjo ka bërë që ai të ndëshkohet për simulim për herë të pestë në karrierën e deritashme me Red Devils.

E, ai ka vetëm katër gola të realizuar në fanellën e gjigantit nga Old Trafford.

YouTube player