Januzaj kandidat për Topin e Artë

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë 2013 në fillim të javës para sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery. Për vitin e pestë me radhë, asnjë futbollist i Premierligës nuk hyri në mesin e tre finalistëve. Në fakt, hera e fundit kur një futbollist nga Anglia ishte kandidat për çmimin…

Sport

19/01/2014 12:30

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë 2013 në fillim të javës para sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

Për vitin e pestë me radhë, asnjë futbollist i Premierligës nuk hyri në mesin e tre finalistëve.

Në fakt, hera e fundit kur një futbollist nga Anglia ishte kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë në botë ishte sërish Ronaldo, i cili e fitoi atë më 2008 si anëtar i Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres doli i treti. Këtë vit ishte hera e parë nga viti 2008 që tre finalistët nuk erdhën nga La Liga.

Por, a ekzistojnë futbollistë nga Premierliga që mund ta fitojnë çmimin në të ardhmen e afërt? Metro Sport ka publikuar emrat e tre kandidatëve të mundshëm.

Adnan Januzaj

Ylli i ri i Manchester Unitedit ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Në atë që ishte pjesë e parë dëshpëruese për ekipin e David Moyesit, Januzaj ka qenë shpresa e vetme, pasi me paraqitjet e tij të frikshme ka terrorizuar mbrojtjes kundërshtare në Angli dhe Evropë.

Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur një futbollist kaq i ri (18-vjeç) ka depërtuar në skenë në mënyrë të ngjashme si Januzaj.

Dhe, nëse arrin të vazhdojë të luajë me këtë ritëm, ai mund të bëhet kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Luis Suarez

Sulmuesi i Lierpoolit, Luis Suarez ishte kandidat në ekipin më të mirë të vitit nga FIFA por humbi nga Ronaldo, Messi dhe ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Mirëpo, është vetëm qështje kohe para se reprezentuesi uruguaian të hyjë në mesin e finalistëve për Topin e Artë.

Kjo, nëse vazhdon të luajë në ritmin e deritashëm të këtij sezoni gjatë së cilit ka realizuar 22 gola në 18 paraqitje për Liverpoolin. I vetmi hendikep për të është mungesa e pjesëmarrjes në gara evropiane.

Eden Hazard

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge por këtë vit e ka ngritur lojën e tij në një dimension tjetër.

Hazard ka realizuar 11 gola për gjigantin londinez në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Dhe, ylli belg pritet të shkëlqejë edhe në Kampionatin botëror në Brazil.