Janina Ymeri: Rrena mund të jetë normale për Kurtin, nuk po e thotë të vërtetën për prodhimin në KEK
Sipas kandidatës së LDK-së për deputete, Janina Ymeri, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën kur sot në Facebook deklaroi se “nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese”. Ymeri thotë se “dy herë ka pas rënie…
Lajme
Sipas kandidatës së LDK-së për deputete, Janina Ymeri, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën kur sot në Facebook deklaroi se “nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese”.
Ymeri thotë se “dy herë ka pas rënie B1shi me zero gjenerim, rrena mund të jetë normale për Kurtin por të dhënat janë ndërkombëtare edhe kjo Kosovë meriton të di çfarë ka pas posteve plot lëvdata për vete”.
Ajo thotë se në postimin e Kurtit ka edhe “të pavërteta të tjera”.
Reagimi i saj i plotë:
Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën kur po thotë “Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese”
Dy herë ka pas rënie B1shi me zero gjenerim, rrena mund të jetë normale për Kurtin por të dhënat janë ndërkombëtare edhe kjo Kosovë meriton të di çfarë ka pas posteve plot lëvdata për vete.
Pat edhe të tjera të pavërteta por e lajmë me një pyetje:
Pse me Tetra (Grekët) nuk keni pru investim po e shtritë qafën e Kosovës me bartje për mbi 1 Milionë Euro të rrymës në ditë.
Edhe sot, bartja nga Maqedonia ka shku mbi 30,000 Euro në rrymë, përderisa ti po flet për suksese.