Janina Ymeri me informata zyrtare e demanton VV-në: Nuk ka shkëmbim të rrymës Kosovë-Danimarkë

Kandidati për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje nga zyrtari i VV-së, Armend Muja, i cili pretendoi se Kosova po shkëmben energji elektrike me Danimarkën. Sipas Ymerit, të dhënat zyrtare nga Danimarka tregojnë se nuk ka pasur shkëmbim të rrymës me Kosovën, përkundër asaj që pretendon pushteti…

Lajme

04/12/2025 16:53

Kandidati për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje nga zyrtari i VV-së, Armend Muja, i cili pretendoi se Kosova po shkëmben energji elektrike me Danimarkën.

Sipas Ymerit, të dhënat zyrtare nga Danimarka tregojnë se nuk ka pasur shkëmbim të rrymës me Kosovën, përkundër asaj që pretendon pushteti aktual, transmeton lajmi.net.

Ajo kritikoi ndryshimin e të dhënave shtetërore të Kosovës, duke e cilësuar si manipulim dhe mashtrim ndaj qytetarëve, dhe theksoi se besueshmëria mund të mbetet vetëm tek dokumentet personale, si leternjoftimet dhe pasaportat.

Postimi i plotë: 

Sipas statistikës nga Danimarka tregojnë që nuk ka pas shkëmbim të rrymës elektrike me Kosovën, me të njejtin kod tregtar që pushteti thotë se po.

Ndryshimi i të dhënave shtetërore të Kosovës për manipulime e mashtrim populli me të vërtetë e drejton këtë debat në një pikë tjetër.

Që tash e mas, veç leternjoftimeve e pasaporteve që na janë liru ma herët mundemi me ju besu.

Ndodh që sonte gatuhet naj grafikë tjetër nga partia me logo V, ose post prej naj institucioni, se edhe ashtu ma shumë keni “gatu” grafika sesa bukë nga mielli i Kosovës. /lajmi.net/