Janina Ymeri: Dikush i ndihmon EFT e NOA për shkak të interesave materiale e dikush duke bërë sehire siç është rasti i Artane Rizvanollit
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri ka sulmuar ministren në detyrë, Artane Rizvanolli. Ymeri ka thënë se Rizvanolli nuk duhet të lejoj një frikacak si kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të përdor gratë për t’u fshehur nga përgjigjësitë ligjore, transmeton lajmi.net. Tutje, ajo tha se Rizvanolli po i ndihmon kompanive të…
Lajme
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri ka sulmuar ministren në detyrë, Artane Rizvanolli.
Ymeri ka thënë se Rizvanolli nuk duhet të lejoj një frikacak si kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të përdor gratë për t’u fshehur nga përgjigjësitë ligjore, transmeton lajmi.net.
Tutje, ajo tha se Rizvanolli po i ndihmon kompanive të dyshimta, EFT e NOA.
“Dikush i ndihmon EFT e NOA për shkak te interesave materiale e dikush duke bere sehir sic është rasti i Artane Rizvanolli.”, tha ajo.
Postimi i plotë:
Reagim për mbrojtjen e fshehjen e Albin Kurtit.
Artane Rizvanolli nuk duhet te lejoj një frikacak pra Albin Kurti, te përdor gratë (shih Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari etj) te fshehët prej përgjegjësie ligjore.
Sa po mbron tani Kurtin nëpërmjet Ministrisë, institucioneve publike të sektorit energjetik, ministrja, do duhej te merrej me punën e vet dhe zbatoj vendimet e Komunitetit te Energjise qe lidhen drejtpërdrejt edhe me dallaveret e kapaciteteve ndërkufitare.
Dikush I ndihmon EFT e NOA për shkak te interesave materiale e dikush duke bere sehir sic është rasti i Artane Rizvanolli.
Të kthehemi te ajo çfarë është bërë përderisa KEK thirr protesta nga kushtet e rënda pune:
Me gjithë kërkesën eksplicite te Komunitetit te Energjisë gjate vitit 2023 dhe 2024 (shih rastin ECS-8/24) , Ministria e Ekonomisë ka dështuar ne shterjen para te pakos ligjore ku përfshihet edhe me Rregulloren (EU) 2015/1222 (CACM) qe merret ne ankandet e kapaciteteve ndërkufitare dhe Rregulloren (EU) 2016/1719 (FCA) qe merret me kapacitetet ndërkufitare.
Nê vendimin përfundimtar ne rastin ECS-8/24, Komuniteti I Energjisë ka konstatuar dështimin e Kosovës për zbatimin e këtyre rregulloreve. Për me shume Ministria e Ekonomisë edhe nuk është paraqitur para panelit te jap se paku arsye formale se pse nuk zbatohen këto rregullore ne Kosove.
Llogaridhënia para vitit 2021 nis jo me KOSTT për shkak se ishim të varur nga operatori serb i transmisionit.
#Llogardhënia para pushtetit nis me Kurtin. Nëse #AlbinKurti nuk ka çfarë të fsheh, nuk është peng i mafisë energjetike, le te del e mohoj qe ka pranuar mjete financiare prej #MartinBerishaj para dhe gjate vitit 2021.
Le të mohoj gjithashtu ndikimin e #VukHamoviç tanimë në faturat tona, para vitit 2021.
Nuk është kohë arsyetimi për video ministre, duhet të dal Kryeministri i 5 vjetëve tani.
Pse energjia në dorë të mafisë? Çfarë ka përfituar qē ne kemi paguar./lajmi.net/