Janina Ymeri: Albin Kurti është peng i mafisë energjetike
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, duke folur për krizën energjetike në vend, deklaroi se ky sektor është menaxhuar nga dikush që nuk ka pasur kompetencat e duhura. Gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është peng i mafisë energjetike, duke…
Lajme
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, duke folur për krizën energjetike në vend, deklaroi se ky sektor është menaxhuar nga dikush që nuk ka pasur kompetencat e duhura.
Gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është peng i mafisë energjetike, duke shtuar se ai e ka sjellë sistemin në këtë gjendje.
“Importin e organizon në fillim të vitit. Sikur ditën ti çohesh në mëngjes dhe tash e kena planifikuar çka kemi me bo, këta për 1 vit nuk e kanë ditë çka kanë me bo. Prej të dhënave ose fjalëve që mua mi thonë është “Janinë, neve nuk na vet kurrkush”. Vetet Dejona Mihali. Po nisem nga ato që kemi parë, njerëz jo kompetent veten. Nuk e di çka kanë komunikime të brendshme, veç këtë sektor e ka menaxhuar dikush që nuk i ka dy lidhje me energji elektrike”.
Ndër të tjera, Ymeri tha se në histori të Kosovës nuk ka pasur import më të madh të regjistruar.
“Mendoj që kemi ekspertë të menaxhimit të KEK-ut, të KOST-it ose doganës së energjisë elektrike, mendoj që nuk janë pyetur njerëzit që duhet, për shkak që me përfundu në interesa të tjera. Përndryshe sado që them diçka tjetër, faturat nuk mund t’i ndryshoj. Jo rastësisht lihet një vend pa planifikim, jo rastësisht lihet një vend në çmime ditore të energjisë elektrike, nuk ka pasur në histori të Kosovës import më të madh që unë e di si të regjistruar”.
“Në këto 25 vjet nuk ka pasur. Nuk lihet kjo rastësisht se ka dalë prej durve, vetë Albin Kurti është inxhinier. Mendoj që ka qenë edhe peng i mafisë energjetike dhe e ka sjell sistemin në këtë ditë. E vetmja çështje për të cilën nuk ka demantim apo mohim. Kam dyshime të thukta për këtë pjesë. E kanë sjell situatën sikur rastësisht kanë mbetur në import të varur. Më bën të dyshoj neglizhenca e tyre karshi skandaleve që ka ndodhur në energji elektrike, pra heshtja e tyre”, theksoi Ymeri.