Janet Jackson zbulon emrin e foshnjës, zgjedh një emër me kuptim të veçantë

Janet Jackson dhe burri i saj Wissam Al Mana janë bërë prindër të një djali, ditën e djeshme.

ShowBiz

05/01/2017 16:48

Ata kanë vendosur ta quajnë Eissa (Isa) që në gjuhën arabe do të thotë “Jezus”. Kjo duket një zgjedhje e çuditshme për një fëmijë që nënën e ka dëshmitare të Jehovait dhe babai i tij është musliman.

Gjithashtu Isa ka edhe përkthime të tjera por të cilat lidhen të gjitha me Zotin.

Në rrjetet sociale ka patur urime të shumta për lindjen e fëmijës së Janet dhe madje kanë qenë familjarët e saj të cilët nuk kanë ngurruar aspak të bëjnë këto postime./Blitz