Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Real Madrid – Paris Saint Germain

Real Madridi është nikoqir i PSG-së për raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve. Të gjitha biletat që kanë qenë në dispozicion janë shitur.

Sport

02/03/2022 14:35

Biletat për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve në mes Real Madridit dhe Paris Saint Germain janë shitur të gjitha, brenda një kohe shumë të shkurtër.

‘Mbretërit’ ende janë duke e rinovuar stadiumin andaj në dispozicion për tifozët kanë qenë vetëm rreth 60.000 bileta, transmeton lajmi.net.

Ekipi i Ancelottit kanë pësuar disfatë minimale 1:0 ndaj parisienëve në ‘Parc des Princes’. Në ‘Bernabeu’ do të luftojnë të kalojnë tutje në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi pritet të ketë mbështetje maksimale nga përkrahësit e tyre.

Ndeshja në mes Real Madrid dhe PSG luhet më nëntë mars në orën 21:00./Lajmi.net/