Janë numëruar 12% e votave, VV kryeson me 46.18% në zgjedhjet e Kosovës

Procesi zgjedhor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka përfunduar, me mbylljen e të gjitha qendrave të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për partitë politike, duke publikuar rezultatet e para preliminare. Nga rreth 12% e votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin me një përqindje prej…

Lajme

28/12/2025 20:14

Procesi zgjedhor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka përfunduar, me mbylljen e të gjitha qendrave të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për partitë politike, duke publikuar rezultatet e para preliminare.

Nga rreth 12% e votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin me një përqindje prej 46.18%, raporton lajmi.net

Pas VV-së renditet PDK me 19.73% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron në vendin e tretë me 13.36%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK ka siguruar rreth 7.49% të votave, ndërsa lista serbe Srpska Lista ka marrë 4.43%./Lajmi.net/