James kërcënon Atleticon

Përforcimi i ri i Real Madridit, James Rodriguez i gëzohet golit të tij të parë me Los Blancos. Por, ai paralajmëron Atletico Madridin se do të mundohet të shënojë sërish edhe në Vicente Calderon.

Sport

20/08/2014 11:49

James Rodriguez ka shprehur gëzimin e tij që realizoi për Real Madridin në barazimin 1:1 kundër Atletico Madridit në Superkupën e Spanjës, por paralajmëroi se do të japë edhe më shumë në javët e ardhshme.

Përforcimi i ardhur nga Monaco u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Cristiano Ronaldos së lënduar dhe kaloi Realin në epërsi në minutën e 81-të para se Raul Garcia të barazonte rezultatin për mysafirët.

“Jam i lumtur sepse e kam ëndërruar këtë ditë. Jam duke u përmirësuar pak nga pak në stërvitje dhe shpresoj të shënojë shumë gola”, deklaroi James për faqen zyrtare të Realit.

“Si ekip ne do të shkojmë në Calderon për të fituar. Shpresoj të shënoj sërish edhe atje dhe t’i ndihmoj ekipit të fitojë atje”, u shpreh ylli kolumbian.