“Jam duke bërë seks me të dashurën e xhaxhait tim”

20:43 | 24 Mars 2019

Histori të tilla, rrallë herë dëgjohen nëpër medie.

Megjithatë, një person anonim ka vendosur ta ndajë atë me një tabloid britanez, i njohur si ‘Daily Star’, transmeton lajmi.net.

Rrëfimi i plotë është kështu si vijon:

“Jam duke bërë seks me të dashurën e xhaxhait tim. Përvoja është fantastike, por jam i brengosur për këtë.

Ai është vëllai i babait tim. Dy vjet më parë, tezja ime u divorcua nga ai kur mësoi se po e tradhtonte me këtë të dashurën.

Ai është 53 vjeç, por partnerja e tij është vetëm 37 vjeçe. Ishte festa e 21-të i ditëlindjes së vajzës së tij , e cila po realizohej në një hotel.

Gjithkush po dehej dhe kërkonte këngët e tyre të preferuara nga DJ.

Xhaxhai im dhe halla ishin duke qëndruar së bashku, kur e dashura e tij vrapoi dhe më kapi për t’u bashkuar me të për një vallëzim.

Doja ta mbaja pranë meje, por nuk doja ta bëja atë në sytë e familjes sime, kështu që dola për një cigare. Ajo më ndoqi dhe i thashë asaj se dukej bukur.

Nga kjo, përfunduam në një dhomë hoteli duke bërë seksin më të mirë të jetës sime.

Ne takohemi tash e tutje rregullisht me njëri tjetrin për seks, nganjëherë edhe në punë.” /Lajmi.net/