Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë gjatë seancës së Speciales
Është duke vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në kuadër të Speciales në Hagë. Jakup Krasniqi nuk është lejuar që të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar. Sigurimi e ka detyruar Krasniqin që të heqë kollaren, siç ka bërë…
Lajme
Është duke vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në kuadër të Speciales në Hagë.
Jakup Krasniqi nuk është lejuar që të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar.
Sigurimi e ka detyruar Krasniqin që të heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës avokatja e Krasniqit, Venkatesëari Alagendra.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje”, tha ajo.
Tutje mbrojtësja e tij tha se Krasniqi e ka vënë edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit prandaj është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes me të njëjtën veshje.
Duhet përkujtuar që Krasniqi edhe më parë është shfaqur me kollare kuq e zi dhe me shqiponja, por asnjëherë nuk është penguar./Lajmi.net/