Jakaj i IKD-së për pensionet: Super vendim nga Gjykata Supreme, përfshihen edhe diplomat e pas janarit 1991
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar vendimin e Gjykatë Supreme për skemat pensionale si shumë të mirë. Jakaj ka thënë se sot Gjykata e ka bërë të qartë se kushti për kualifikim arsimor para datës 1 janar 1991 ka qenë i kundërligjshëm. “Kërkesa që kualifikimi arsimor të jetë fituar para…
Lajme
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar vendimin e Gjykatë Supreme për skemat pensionale si shumë të mirë.
Jakaj ka thënë se sot Gjykata e ka bërë të qartë se kushti për kualifikim arsimor para datës 1 janar 1991 ka qenë i kundërligjshëm.
“Kërkesa që kualifikimi arsimor të jetë fituar para vitit 1991 nuk ka pasur bazë ligjore dhe ka ardhur si rezultat i një udhëzimi administrativ që ka tejkaluar autorizimet e dhëna me ligj”, ka shkruar Jakaj.
Reagimi i plotë:
Super vendim i Gjykatës Supreme!
Deri më tani, mijëra pensionistëve u është kërkuar që kualifikimi arsimor të jetë i fituar para datës 01.01.1991, në mënyrë që të përfitojnë dhe të kategorizohen në skemat përkatëse pensionale.
Gjykata Supreme sot e bëri të qartë, KY KUSHT KA QENË I KUNDËRLIGJSHËM.
Ligji për Skemat Pensionale nuk e lidh të drejtën në pension me kohën e fitimit të kualifikimit arsimor, por vetëm me pagesën e kontributeve deri më 01.01.1999 dhe plotësimin e stazhit minimal, duke përfshirë edhe ata që nuk e arritën stazhin për shkak të largimeve të dhunshme nga puna në vitet 90-ta.
Kërkesa që kualifikimi arsimor të jetë fituar para vitit 1991 nuk ka pasur bazë ligjore dhe ka ardhur si rezultat i një udhëzimi administrativ që ka tejkaluar autorizimet e dhëna me ligj.
Ky kufizim ka qenë arbitrar, pa qëllim legjitim dhe joproporcional, duke përjashtuar padrejtësisht një kategori të tërë qytetarësh që kanë paguar kontribute dhe kanë përmbushur kushtet ligjore.