Jahjaga takon Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot në New York Drejtoreshën e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), zonjën Irina Bokova, me të cilën diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Lajme

01/10/2015 18:39

Takimi i Jahjagës me Bokova vjen në kohën kur UNESCO pritet të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë botërore.