Jahjaga qet fustanin në ankand
Presidentja e vendit, Atifiete Jahjaga sot do dhurojë një nga fustanet e saj me qëllim të përkrahjes së grave të dhunuara gjatë luftës.

Lajme
Jahjaga i është përgjigjur nismës për grumbullimin e fustaneve, që e ka ndërmarrë artistja shqiptare, Alketa Gjafa-Mripa të quajtur “Mendoj për ty”.
Gjafa-Mripa në një intervistë për Klan Kosovën bëri me dije se të gjitha fustanet që do të grumbullohen nga qytetarët e Kosovës, do të ekspozohen në stadiumin e kryeqytetit më 12 qershor.
Ajo tha se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është që t`ju tregojnë grave të dhunuara se ato kanë vlera të njëjta sikurse çdo femër.