Jahjaga: Po shërojmë plagët e historisë së dhunshme
Në Ditën e Paqes, presidentja Atifete Jahjaga thotë se Kosova ende po shëron plagët e një të kaluare të rëndë, të një historie të dhunshme që kërkon drejtësi.

Lajme
Sot, kur janë mbushur 16 vjet prej një fillimi të ri të Kosovës dhe popullit të saj, thotë se kujtohet puna, angazhimi dhe vizioni i të gjithëve për lirinë e vendit.
Sipas Jahjagës, kjo është historia e dhimbshme por krenare e Kosovës, që rilindi 16 vjet më parë me ndihmën e botës së përparuar, që humanizmin e shndërroi në vlerën më të lartë të shoqërisë demokratike, duke parandaluar të keqen dhe duke ndihmuar ndërtimin e një shteti të qytetarëve të barabartë.
“Një Kosovë ku toleranca, mirëkuptimi dhe mirëbesimi ndërmjet njerëzve dhe diversiteti kulturor e fetar, janë vlera të veçanta të saj dhe një Kosovë e mundësive të barabarta për të gjithë. Në këtë Ditë feste ne rikujtojmë angazhimin e plotë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, ku ligji dhe rendi janë vlerat më të larta të tij dhe për një shtet të besueshëm e të respektuar në botë, që përmbushë obligimet e tij ndërkombëtare”, tha ajo.