Jahjaga në Sofje, mori pjesë në varrimin e ish-presidentit bullgar

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Bullgarisë, Zhelju Zheljev.

Lajme

01/02/2015 13:31

Zheljev ka qenë presidenti i parë bullgar i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Mora pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, zotëri Zhelju Zheljev. Ceremonia e varrimit u mbajt në Kishën e Madhe në Sofje të Bullgarisë”, shkruan presidentja Jahjaga.