Jahjaga kërkon nga EULEX të sqarohet me stafin e vet për akuzat ndaj Lumezit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga EULEX-i të sqarojë skandalin e hetimeve që kanë duke u bërë në këtë mision e ku e kanë përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

Lajme

22/04/2015 18:38

Reagimi i plote i Presidentes Jahjaga

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka pranuar të dyja letrat të cilave ju referoheni, sikur që ka pranuar deri më sot një numër të kërkesave, shkresave dhe të letrave jo vetëm nga misione ndërkombëtare, apo institucionet vendore por edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letrat vijnë: e para nga një zyrtar/prokuror ndërkombëtar i thirrur në emër të një Task Force për Hetime dhe e dyta nga shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Konsiderojmë se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë mision dhe me çfarëdo veprimi të tij të sqaroheni me vetë misionin.

Zyra e Presidentes rithekson faktin se veprimet e presidentes Jahjaga janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe në pajtim me ligjshmërinë në Kosovë, siç është bërë edhe në rastin e dekretimit të Kryeprokurorit të shtetit, bazuar në propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.