Jahjaga dhe opozita flasin mes vete (Foto)

Tash kur princi i Uellsit, Charles, ka mbërritur në hotelin ku i është organizuar një pritje solemne, ai ka filluar bisedat me lidershipin kosovar, fillimisht me ata të koalicionit qeverisës, e më pas me liderët e opozitës.

Lajme

18/03/2016 20:00

Megjithatë, para princit Charles për të folur me liderët opozitarë u afrua edhe presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një gjë të tillë nuk e kanë bërë edhe partnerët e koalicionit qeverisës që janë në pushtet, si dhe pasardhësi i saj, Hashim Thaçi.