Jadon Sancho afër kalimit te gjiganti evropian

Jadon Sancho me shumë gjasë në verë do të largohet nga Dortmundi.

Merkato

18/04/2019 18:22

Jadon Sancho është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, andaj do të largohet nga Dortmundi.

Manchester United është duke i prirë garës për talentin anglez, por që duhet të paguajë 130 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell lajmi.net nga Daily Mirror.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të ofrojnë një lojtar dhe një pjesë të parave për ta transferuar Jadon Sanchon nga Dortmundi.

Talenti anglez ka bërë me dije se ai është i gatshëm që të rikthehet në vendlindje, por gjithçka do varet nga akordi mes të dy skuadrave. /Lajmi.net/