Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO është në horizont

Tashmë i pensionuar, ish-koloneli amerikan Todd Jacobus, ka folur për rrugën euroatlantike të Kosovës. Jacobus gjatë detyrës ka shërbyer në Gardën e Iowas si dhe si zëvendës kryesues i Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë. Ai ka thënë se në këto 25 vite përparimet e Kosovës kanë qenë domethënëse. Deklarimet ai i bëri në një…

Lajme

14/09/2024 23:28

Tashmë i pensionuar, ish-koloneli amerikan Todd Jacobus, ka folur për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Jacobus gjatë detyrës ka shërbyer në Gardën e Iowas si dhe si zëvendës kryesues i Ekipit Këshillues të NATO-s në Kosovë.

Ai ka thënë se në këto 25 vite përparimet e Kosovës kanë qenë domethënëse.

Deklarimet ai i bëri në një postim të tij në platformën X, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë përpara.

“Përparimet e Kosovës gjatë 25 viteve të fundit kanë qenë të rëndësishme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë në horizont. Më e mira nuk ka ardhur ende për Kosovën dhe Ioëa është partnere në këtë rrugëtim”, shkroi Jacobus./Lajmi.net/